Asfaltohen pjesët e dëmtuara të rrugës në segmentin Shijan – Delvinë

Ka filluar puna për asfaltimin e segmenteve të dëmtuara të rrugës Shijan – Delvinë.

Pas asfaltimit të rrugës Shijan – Finiq, puna vijon në riveshjen e pjesëve të dëmtuara të asfaltit në segmentin rrugor Shijan – Delvinë.

Në ditët në vijim pritet të fillojë edhe asfaltimi i rrugës Fushë Vërri – Kalasë.