Prishet skaneri në Kakavijë, radhë të gjata të kamionëve që presin të kalojnë kufirin

Defekti në skaner, i cili vijon që nga dita e djeshme ka bërë që në pikën kufitare të Kakavijës të ketë radhë të gjata të mjeteve.

Kamionë të shumtë presin në radhë për të kaluar kufirin drejt vendit fqinj.

Mjetet e tonazhit të rëndë janë në pritje që prej orës 6 të mëngjesit.

Kjo ka krijuar fluks mjetesh dhe radhë të gjata të mjeteve.