KQZ cakton modelin e fletës së votimit për zgjedhjet e 25 prillit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që kandidatët për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit do të identifikohen me emër në fletën e votimit. Lajmi u dha nga kreu  i këtij institucioni, Ilirjan Celibashi.

Gjatë fjalës së tij, Ilirjan Celibashi u shpreh se fonti i fletës së votimit do të jetë i ndryshëm në çdo qark.

“Kandidatët do të identifikohen me emër, fonti i fletës së votimit do të jetë ndryshe për çdo qark”, u shpreh Celibashi.