Rama pas mbledhjes me drejtuesit e Qarqeve: Patronazhistët i kemi gati, kandidatët po i vendosim me konsultim

Ka përfunduar mbledhja në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit socialist të PS-së në qarqe, ku fokusi i diskutimit kanë qenë zgjedhjet vendore të 14 Majit.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes, Rama tha se i ka gati patronazhistët për fitoren e zgjedhjeteve dhe se janë bërë konsultime në parti për kandidatët e vendoreve.

“Ka filluar faza e planifikimit të fitores. Kemi gati patronazhistët kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne e kemi praktikën të konsoliduar, bëjmë konsultim me partinë.

Po ashtu edhe me vlerësimin e kryetarëve aktualë, sepse kemi të gjitha bashkitë duke bërë një analizë shumë më të mirë. Sepse ne kemi pari nuk kemi çeta që mblidhen dhe shpërndahen sipas thirrjeve.

Me komunitetin përmes anketimeve, me vlerësimin e perfromancës së kryetarëve aktualë sepse për herë të parë dhe të fundit që duke pasur të gjitha bashkitë kemi një analizë performance të të gjitha bashkive.” tha Rama.