Falsifikimi i firmave, reagon sekretarja e PD Sarandë: Basha po i kërkon ndihmë Filip Çakullit  

Sekretarja e degës së PD Sarandë, Matilda Qurku, ka reaguar pas falsifikimeve të firmave që u provuan nga emisioni investigativ Fiks Fare, ku një gazetare firmosi si delegate pa paraqitur asnjë mjet identifikimi.

Matilda Qurku shkruan se Basha ka kërkuar ndihmë nga Filip Çakulli pasi ndihet i trembur nga Kuvendi i 11 dhjetorit.

“Foltorja dhe firmëtarët delegatë, e kanë tremb aq shumë sa Basha ka kërkuar ndihmë nga Çakalli i Ramës…

100 firmat e delegatëve të Sarandës janë dorëzuar në zyrën e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të PD në datën 10 nëntor (2 dite para mbajtjes së foltores në Sarandë), pas një verifikimi të hollësishëm!

Kuvendi i datës 11 Dhjetor do mbahet, se ndal dot as Basha e as Çakalli i Ramës!

Në 11 dhjetor, delegatët e Kuvendit Kombëtar, vendosin të ardhmen e Partisë Demokratike!”, shkruan Qurku. /Sarandanews.com/