Shqëtësimi i sarandiotëve për mjekun Niko Kuri, Gjiknuri: Do shërbejë dhe si mjek e politikan

Drejtuesi politik i PS në qarkun e Vlorës, Damian Gjiknuri ka zhvilluar një intervistë për një media lokale në Sarandë, ku ka folur për listat dhe planet që ka në të ardhmen PS-ja për këtë zonë.

Mirëpo gazetari shtroi një shqetësim të komunitetit të Sarandës, lidhur me kandidimin e mjekut Niko Kuri si i pesti në listën e PS, për vetë faktin se kanë frikë mos doktori i vlerësuar “lë mënjanë” shërbimin ndaj pacientit dhe fokusohet te politika.

“Do t’i vëmë kyçin spitalit”, thuhet në Sarandë. Ndërkohë Gjiknuri tha se Kuri mund t’i bëjë të dyja, rolin e mjekut dhe të politikanit dhe javën ta ndajë mes Tiranës dhe Sarandës.

Pyetje: Numri 5 në Sarandë është mjeku i njohur dhe shumë i vlerësuar, Niko Kuri. Është krijuar një përshtypje një shqetësim në Sarandë se mos vallë duke shkuar Nikua deputet do ngelet shërbimi i pa mbuluar. “Do t’i vendosim çelësin”, thonë një pjesë e spitalit. Nuk kanë vërejtje për Nikon. Dhe tani t’ju pyes kështu unë troç, Niko Kurin do e kemi deputet apo doktor?

Gjiknuri: Profesionin e mjekut nuk e zhvesh asnjë pavarësisht angazhimit në politikë apo pozicioneve shtetërore që merr. Kjo dilemë është nxitur nga skeptikë dhe kundërshtarë politik vetëm që të delegjitimojnë dhe janë të shqetësuar nga popullariteti i madh mjekut Kuri. Nikon s’e pengon asgjë ta shpenzojnë një pjesë të kohës në spital, ai mund ta ushtrojë profesionin dhe pjesën tjetër në Kuvend për të qenë një zë i fuqishëm atje. Shumë njerëz nga pozicionet publike ushtrojnë dhe profesione të tjera. Unë e inkurajoj Nikon që të jetë dhe mjek dhe politikan.

Pyetje: Po mund të ndodhi dhe kështu; Që atë e merr në 3 të natës dhe të përgjigjet, i gatshëm dhe mund të na thotë; urdho ule zërin jam në mbledhjen e komisionit. Si i bëhet?

Gjiknuri: Nuk e okupojnë këto në shumicën e kohës, por angazhimi i deputetit 3-4 ditë në javë do qendrojë në Sarandë dhe ditët që ka seanca parlamentare dhe aktivitete do të ndodhet në Kuvend.

INTERVISTA E PLOTE