Deputeti socialist sulmon kryebashkiakun e Vlorës: Vjen vërdallë në qytet si turist, punë hiç

Deputeti socialist i Vlorës, dalë nga zgjedhjet e 25 prillit, Ilir Meta, ka akuzuar kryebashkiakun e këtij qyteti, Dritan Leli, se vjen vërdallë nëpër qytet si turist, pa bërë asnjë punë.

“Këto foto i bëra te Plazhi i Ri, plazhi kryesor, publik i Vlorës.

Më saktë duhet thënë Lëndina e re.

Sepse plazhi i bukur me rërë(investim i qeverise si pjesë e projektit fantastik të Lungomares), tashmë nuk ekziston më.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, në vend që të kaloje kohën nëpër aktivitete- fasadë pa asnjë vlerë,do duhej të angazhohej në punë konkrete sepse jemi brenda sezonit turistik veror tashmë dhe të paktën plazhet duhet të ishin të pastruar e mirëmbajtur.

Them të paktën plazhet, sepse radha e punëve të mosbëra është e gjatë.

Nuk e di, kë pret Leli të vijë e të bëjë punët e përditshme të Bashkisë.

Ai edhe mund të presë në fakt, se kjo nuk e pengon të mbushë fejsbukun me foto kostumesh që ndërron përditë, problemi është që Vlora nuk pret!

Sezoni turistik që ka nisur, nuk pret!

Bizneset që mezi presin sezonin, nuk presin!

Vlora ka nevojë për turistë, jo për kryetar bashkie turist në qytetin e tij”, shkruan ai.