Kush është kandidatja që Lulzim Basha ka deleguar në rajonin e Sarandës?

Ina Zhupa një emër shumë pak i njohur për Sarandën, Delvinën, Finiqin e Konispolin, është numri 2 në listën e PD që Lulzim Basha ka vendosur për qarkun Vlorë.

Një listë që u kundërshtua haptazi nga kreu i PD Vlorë Genc Deromemaj si dhe drejtuesi qarkut Bujar Leskajt, të cilët kërcënuan me dorëheqje pasi nuk ishin marrë në konsideratë për përpilimin e listës, madje hodhën dhe akuza por bën prapaktheu.

Ina Zhupa për fatin e saj renditet e dyta dhe është e sigurtë që do ketë një karrige në parlament, por caktimi i saj në këtë qark ka shkaktuar mjaft zhurmë pasi aktiviteti i saj politik nuk ka pasur kontribute dhe lidhje me këtë zonë.

Ajo u prezantua dhe para antarsisë së PD Sarandë nga Bujar Leskaj, i cili thjesht e kreu këtë si një ritual të detyrueshëm.

Me caktimin e Ina Zhupës në Sarandë, Delvinë, Konispol e Finiq, Lulzim Basha ka injoruar sërish këto qytete, duke i imponuar këtij rajoni një tjetër figurë që nuk i njeh problematikat e këtyre zonave.

Prej 16 vitesh këto qytete të lartpërmendura nuk kanë pasur një përfaqësues që është me orgjinë e banon në këto vende, por gjithnjë janë përfaqësuar nga emra të panjohur të cilët pas 4 vitesh nuk i sheh më, pasi delegohen në qarqe të tjera.

Ndërkohë që ndryshe kanë vepruar kundërshtarët e tyre në këto zgjedhje, të cilët kanë reflektuar duke futur në listë një nga figurat më të dashura dhe me një kontribut të jashtëzakonshëm për rajonin e Sarandës, mjekun e mirënjohur Niko Kuri.

Ina Zhupa, e deleguara për Sarandë prej vitesh punon si zëdhënëse e PD-së.

Aktiviteti i saj politik ka qenë i fokusuar në Tiranë nga ku shpresonte të ishte në listë të sigurtë, por Lulzim Basha e transferoi në Vlorë për të mbuluar Sarandën, Delvinën, Konispolin e Finiqin.

Qytete krejtësisht të panjohura për Znj. Zhupa, e cila pas shpalljes së listës u shpreh:

“Qarku Vlorë do jetë surpriza më e madhe për rezultatit historik që do marr PD. Vlorë, Selenicë, Himarë, Sarandë, Konispol, Finiq dhe Delvinë do  jetë një përbashkim qytetarësh rreth vlerave, rreth ekipit tonë përfaqësues, rreth planit tonë konkret dhe angazhimeve të marra në programin tonë.

Të gjithë do fitojmë më 25 prill, cdo qytetar dhe cdo familje do fitoi, vetëm Edi Rama do humbi. Rama do humbi dyfish në Vlorë!”, tha ajo. /Sarandanews.com/