PS hap zyrtarisht fushatën, Rama: Objektivi unë, 10 mln turistë në vend, brenda 48 orësh nisim vaksinimin masiv!
PS ka çelur zyrtarisht fushatës zgjedhore në sheshin “Skënderbej”. Në aktivitet janë të pranishëm vetëm 153 kandidatët për deputetë në të gjitha qarqet, duke respektuar masat anti COVID dhe duke ruajtur distancën. Të parët që kanë marrë fjalën kanë qenë disa prej kandidatëve për deputetë.
Kryeministri Edi Rama tha se objektivi i tij për mandatin e tretë është arritja e 10 milionë turistëve në Shqipëri dhe se me nisjen e vaksinimit masive brenda 48 orësh do të kemi një situatë shumë herë më të mirë në verë se vitin e kaluara. Ai tha se pala tjetër nuk do të kishte mundur kurrë të siguronte vaksinat pasi nuk i ka kapacitete dhe të kundërshtari ka rënë në një pikë ku Nard Ndoka duket si filozof ironizoi Rama.
“Mandati i tretë është mandati që do të realizojë objektivin tonë për të pasur 10 mln turistë në Shqipëri i ndërprerë brutalisht nga pandemia, por me sigurimin sot të fillimit të vaksinimit masiv brenda 48 orësh ne kemi garantuar që në këtë sezon Shqipëria të jetë shumë më e lehtësuar nga sa ishte një vit më parë dhe shqiptarët ti nxjerrim nga pandemia njësoj si vendet europiane edhe se u la jashtë shpërndarjes së tyre. Kush i gjeti vaksinat? Si erdhën vaksinat? Në do të sjellim këtu prodhimin e shumë vaksinave dhe produkteve të cilësisë së lartë për tregun e brendshëm dhe për eksport. Kush i bën këto dhëndri, që i lë njerëzit në dasmë të presin? Kush? Imagjinoni një palë përballë ku Nard Ndoka duket i vetmi filozof pa llogaritur Monikën, lilon dhe Saliun”, tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se PS-ja duhet të fitojë për të mos lënë Shqipërinë në duart e Ilir Metës, Sali Berishës dhe Monika Kryemadhit, pasi sipas tij Luli është një kukull e fjetur në duar e tyre.
“E kundërta do të thotë rikthim pas dhe varja e fatit të të gjithë profesionistëve të këtij vendi dhe të gjithë asaj pjesë që është boshti i shtetit në mëshirën e rrotave të makinave që u mblodhën atje në një dasmë pa nuse. Si mud tu jepet atyre një shans tjetër, mandati i tretë i PS-së është heqja e çdo mundësie që Ilir Meta, Sali Berisha Monika Kryemadhi të kenë një shans tjetër për të marrë zvarrë Shqipërinë për hesap të llogarive të tyre dhe pushtetit të tyre dhe të gjithë privilegjeve të tyre dhe kur vjen puna dhe Luli nuk ka si e merr një shans pasi Luli nuk është Luli, por është Saliu, Iliri dhe Monika, është një kukull një kukull që po nuk i tunde flen kur tundet hapin sytë dhe nxjerrin këngën në formë ninulle, është një kukull që ne e shohim, kur ikën nga ekrani është një kukull që fele në tprehehin e tre xhakajdurëve një arsye e fortë për PS-në”, ka thënë Rama.