Kandidatja e Vlorës emocionohet, të pranishmit i japin zemër me duartrokitje

Një nga një, kryesuesit e listës së Partisë Socialiste dolën në sheshin Skënderbej, duke shënuar kështu nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 25 Prillit.

Secili prej tyre përcolli nga një mesazh.

Gjatë prezantimit, ishte Pranvera Resulaj, kandidatja që kryeson listën e PS-së në Vlorë e cila gjatë fjalë së saj u emocionua dhe për ti dhënë zemër u duartrokit nga të pranishmit. Më pas ajo vazhdoi fjalën e saj.

“Askush nuk mund të ndihmojë që të transformojmë të gjitha rezultatet që kemi arritur deri më sot. Rezultatet…Vlora nuk është më qyteti që është i mbushur me pluhur, nuk është më vendi që gjithkush dëshironë të largohet e askush të mos qëndrojë. Vlora është vendi që ka kthyer histori, për të gjithë ata që duan të kenë transformime rrënjësore, të vazhdojnë për të ndritur të ardhmen e tyre. Vlora është qyteti që në 25 Prill ka një adresë të vetme Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.”