Niko Kuri mesazh mirënjohje qytetarëve: Do jem pranë jush edhe si mjek, edhe si deputet

Mjeku i njohur Niko Kuri, ka reaguar pas kandidimit të tij si deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Kuri ka falenderuar qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë, ndërkohë që ka theksuar se do vijojë të jetë në shërbim të tyre edhe si mjek në këtë periudhë pandemie.

“Të dashur bashkëqytetarë,

Më lejoni të shpreh mirënjohjen time të madhe për të gjithë ju  që nëpërmjet rrjeteve sociale tregoni respektin dhe mbështetjen tuaj ndaj kandidaturës time për zgjedhjet kombëtare të 25 prillit dhe kjo më bën të lumtur të jem gjithmonë pranë jush i papërtuar pët t’u shërbyer qoftë si mjek, qoftë si deputet i ardhshëm.

I ndjek me shumë kujdes  të gjitha mesazhet tuaja dhe nga to marr forcë të vazhdoj punen time si mjek por edhe angazhimin ne fushaten elektorale që së bashku  të realizojmë qëllimin e përbashkët që është përfaqësimi dinjitoz.

Lufta ime këtë periudhë është lufta me kohën, ndaj më ndjeni ndonjëherë që nuk i përgjigjem personalisht çdonjerit.

Ju uroj shëndet të plotë gjithesecilit prej jush!”, shkruan mjeku i njohur Niko Kuri. /Sarandanews.com/