Me shenja të koronavirusit, transportohet nga Gjirokastra drejt Tiranës një 48-vjeçar

Autoritetet greke kanë kthyer mëngjesin e sotëm në Kakavijë 32 shtetas shqiptarë të cilit qëndronin në territorin grek në kundërshtim me rregullat e zonës Shengen.

Kanë qenë kryesisht punëtorë sezonalë.

Ata janë pritur në Kakavijë nga autoritetet e Shëndetit Publik në Gjirokastër.

Burime pohojnë se një prej tyre kishte shfaqur simptoma të Covid-19.

Bëhej fjalë për 48-vjeçar nga Bulqiza. Për këtë arsye është kontaktuar me numrin 127 dhe personi në fjalë është transportuar me urgjencë drejt Tiranës, ku do t’i bëhet tamponi për të provuar nëse është i infektuar me koronavirus apo jo.