Me drogë, para fallco dhe armë të ftohta/ Arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Një shtetas në Gjirokastër është kapur me 400 euro para të falsifikuara dhe doza kanabis, të gatshme për t’u shitur dhe një thikë.

Sipas policisë, është kontrolluar fizikisht 32-vjeçari me iniciale L.D. dhe banesa e tij, ku u gjetën 400 euro të dyshuara të falsifikuara, fara dhe disa doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa dhe një thikë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas dispononte kartëmonedha të falsifikuara dhe shpërndante doza me lëndë narkotike cannabis sativa, organizuan punën dhe si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 32 vjeç, banues në Gjirokastër.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e këtij shtetasi u gjetën Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.