Ekspozita “Artistët për Gruan”, Adrian Gurma pret në zyrë një përfaqësi të piktorëve: Realizime të tjera do kryejmë në vazhdim

Kryebashkiaku Adrian Gurma priti në zyrën e tij në bashki një përfaqësi të piktorëve pjesmarrës nga të gjitha trojet shqipfolëse, që zhvilluan një ekspozitë “Artistët për Gruan”, në Galerinë “Art Saranda”.

Teksa ka falenderuar pjesëmarrësit, Gurma shprehet se ekspozita erdhi si bashkëpunim i arrirë, me Qendrën “Tirana Art” dhe konsiderohet si një nisje e mirë në rrugën për realizime të tjera të përbashkëta në vijim,në lëmin e arteve pamore.

“Në vlerësim të sipërmarrjes artistike, ekspozitës “Artistët për Gruan”, çelur në Galerinë “Art Saranda” më 8 Mars prita një përfaqësi të piktorëve pjesmarrës nga të gjitha trojet shqipfolëse,duke i falenderuar në të njëjtën kohë për gatishmërinë dhe interesin e treguar për këtë aktivitet.

Ekspozita erdhi si bashkëpunim i arrirë, me Qendrën “Tirana Art” dhe konsiderohet si një nisje e mirë në rrugën për realizime të tjera të përbashkëta në vijim, në lëmin e arteve pamore”, nënvizon Gurma.

100 piktorë dhe skulptorë nga Shqipëria, Kosova dhe diaspora çelin në Sarandë më 8 Mars ekspozitën “Artistët për gratë”. Ky event kushtuar ditës së gruas përkon edhe me 100 vjetorin e bashkisë së Sarandës. /Sarandanews.com/