Ultimatumi i qytetarëve ndaj qeverisë, Anila Denaj: Kjo nuk është gjuha e duhur

Ish-ministrja e Financave, Anila Denaj, e ftuar në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka komentuar protestat për rritjen e çmimeve në Shqipëri, si dhe deklarata e bëra nga kryeministri Edi Rama.

Denaj tha se gjuha ultimative e përdorur nga protestuesit nuk është e duhura, duke theksuar se në këto raste duhet dialog.

Ajo theksoi se duhet të kuptojmë që edhe Shqipëria si vendet e tjera të botës është e prekur nga lufta në Ukrainë.

“Protestat janë një shprehje e demokracisë. Nëse ultimatumet vijnë për heqje taksash, kur nuk kuptohet për se janë këto taksa, kjo nuk është gjuha e duhur. Ultamatumi nuk është gjuha e një proteste aq më tepër kur lufta në Ukrainë, ka ndikuar, do të ndikojë edhe më gjerë”, tha Denaj.

Sipas saj lufta në Ukrainë solli një rast të paprecedentë, prandaj në Shqipëri pati një luhatje të madhe çmimesh.