“Me çizme llastiku dhe mbi zetor”, rrëfimi ndryshe i ministres Anila Denaj

Sot në studion e “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë me një rrefim jo të zakontë , zonja që mban “çelësat” e financave publike në vend ministrja e Financave Anila Denaj. Ajo arriti të menaxhojë dy periudha të vështira  nga pikëpamja ekonomike dhe financiare në vend, tërmeti i 26 Nëntorit dhe pandemia e Covid-19.

Gjithashtu nën drejtimin e saj, Shqipëria vitin e kaluar doli në Eurobond, në tregjet ndërkombëtare, ku edhe pse gjithë bota ishte nën ethet e pandemisë, arritëm te merrnim besimin e investitorëve me  interes të mirë në krahasim me rajonin.

Një Vlonjate e forte, me një  buzëqeshje të ëmbël miqësore , Anila Denaj garon e 4-ta në listën e Partisë Socialiste për qarkun e Vlorës.

Gjatë intervistës ajo tregon se prindërit e saj vijnë nga fshatrat e lumti të Vlorës, por janë rritur në Tiranë. Madje ajo ka shprehur dhe një ëndërr të cilën nuk e di nëse do e realizojë apo jo, por shprehet se dëshiron që në të ardhmen të punojë në bujqësi me çizme llastiku dhe mbi zetor. Ajo e shprehu këtë dëshirë pasi moderatorja Mirela Milori e pyeti për lokalin që ka patur dikur me bashkëshortim në Tiranë.

Mirela Milori: Presonalisht kam qenë kliente dhe më pëlqente, vonë e kam marrë vesh që bashkëshorti dhe ju e menaxhonit atë lokal që nuk është më. Fle diku në ëndrrat tuaja një bujtinë, një lokal në një moment që s’do jesh më kaq e angazhuar?

Anila Denaj: Jo në të mijat, në të tijat ndoshta.

Mirela Milori: Do ishte mbështetëse?

Anila Denaj: Normalisht që do isha, siç është ai për mua. Nuk është në ëndrrat e mia edhe pse unë do të doja të punoja në të ardhmen në fushë, të merresha me bujqësi.

Mirela Milori: Mos më thuaj që do të mbledhësh domate, këto gjërat.

Anila Denaj: Nuk e di cilën bimë apo frutë por di që dua të jem me çizme llastiku dhe mbi ndonjë zetor në fushë. Kjo është një ëndërr, nuk e di nëse do kthehet në realitet. Bujqësia më ka atraktuar më shumë sesa konteksti i përfitueshmërisë sepse është një sektor me vështirësi dhe ne prandaj ne nuk po flasim ndoshta për realitete. Ndërkohë për t’i kthyer përgjigje pyetjes suaj, po im shoq ka pasur një restorant sepse gjithë jetën ka studiuar për pjesën e kulinarisë dhe e ka bërë me shumë pasion, por është një zanat i vështirë dhe sigurisht që është një angazhim më shumë se 14 orë, prandaj nuk do doja. Do doja që Aleksandri të kishte më shpesh babain siç e ka tani.