Përfundon asfaltimi i rrugës Shijan-Finiq

Ka përfunduar asfaltimi i rrugës Shijan – Finiq, një segment problematik për banorët e këtyre fshatrave, por jo vetëm, pasi ky segment përdorej nga drejtuesit e mjeteve edhe si një rrugë më e shkurtër për kalimin Delvinë – Krane.

Pas përfundimit të asfaltimit të rrugës Shijan – Finiq, firma kontraktuese do të vijojë punën edhe për asfaltimin e rrugës Fushë Vërri – Kalasë.

Asfaltimi i rrugës  “Shijan-Finiq” dhe “Fushë Vërri-Kalasë”  realizohet me një fond limit 450 milionë lekë të vjetra.