Kardhiq-Delvinë, tuneli i Skërficës përfundon brenda 2021

Intesifikohen punimet në lotin e fundit të rrugës Kardhiq-Delvinë, për ta përmbyllur dhe inaguruar brenda 2021.

Tuneli i Skërficës tashmë i dukshëm dhe pritet që gjatë këtij viti të jetë i përfunduar.

Tuneli i Skërficës do ndërtohet nga kompania Gjoka Konstruksion, e cila ka ndërtuar dhe rrugën e Arbërit.

Ky është një ndër investimet më të rëndësishme në jug të vendit, pasi më përfundimin e kësaj vepre do shkurtojë distancën për të shkuar në Sarandë.

Kjo do sjellë një rritje të lartë të turistëve në Sarandë, duke ndikuar dhe në ekonominë e zonës. /Sarandanews.com/