Sarandë, një tjetër person humb jetën nga Covidi

Një qytetar nga Saranda ka humbur jetën në 24 orët e fundit.

Lajmi është dhënë në përditsimin nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 3 qytetar nga Lushnja, 2 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Saranda, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 35-84 vjeç”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në Saranda u rregjistruan 7 raste të reja, ndërsa në Delvinë 2 raste.