Gjiknuri në Panaja, takim me banorët e zonës: Aeroporti i Vlorës do të gjenerojë fronte të reja pune në këtë zonë

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputeti Fate Velaj u takuan me banorët e njësisë administrative Qendër, në fshatin Panaja.

Në fjalën e tij Gjiknuri theksoi se ky mandat do të jetë i fshatit, mandati ku synohet të shtrihen investimet në zona rurale dhe do të ketë vëmendje të shtuar kryesisht në infrastrukture.

“Këto vite në Vlorë janë bërë shumë ndryshime. Ju e shihni që Vlora është bërë poli më i rëndësishëm i investimeve në Shqipëri. Një milliard euro janë investuar dhe po investohen në Qarkun e Vlorës. Edi Rama ka një projekt politiko-ekonomik për Vlorën e cila po kthehet në një markë, që do t’ju vlejë investimeve në turizëm. Nuk kemi investuar thjesht në një rrugë apo shëtitore, kemi investuar aty ku mund të gjenerohen të ardhura, të krijohet ekonomi. Fakti që po bëhet një aeroport do ti japë të gjithë kësaj zone një vlerë tjetër. Ju merreni kryesisht me bujqësi, por nëse i gjithë ky zhvillim do të sjellë më shumë kërkesë në treg për prodhime bujqësore do të gjenerojë vende pune. Më shumë kujdes synohet për fermerët, mbështetja ndaj të cilëve tashmë ka nisur me skemat e subvencionimit të karburantit dhe kartën e fermerit, ndërsa mandati i tretë do ta kthejë zonën në një pol të rëndësishëm ekonomik, theksoi Gjiknuri.

Gjiknuri konfirmoi se në Buxhetin e Bashkisë fokusi tashmë është në infratrukturën e fshatit. “Më vjen mirë që projekti i ujësjellësit tashmë ka përfunduar, po lidhet kontrata dhe fillon një investim i madh me vlerë 8 milion euro ku përfshin edhe fshatin tuaj. Me energjinë këtu janë bërë investime dhe është përmirësuar ndjeshëm furnizimi. Shumë shpejt nis edhe riasfaltimi i aksit të vjetër nacional, të gjitha këto investime do të sjellin rritjen e cilësisë së jetesës për banorët e zonës”, u shpreh Gjiknuri.

Deputeti aktual Fate Velaj tha se do të jetë në mbështetje të skuadrës fituese të Partisë Socilialiste, me besimin se do të vijojë puna për çdo projekt të nisur.

“Puna që kemi kryer deri sot na favorizon. Udhëtimi im si deputet ndalon këtu, secili prej nesh është fragment i caktuar i kohës dhe segment i caktuar i rrugës. E rëndësishmë është që kur mblidhen të gjitha këto fragmente të na çojnë në autostradën e madhe të rrugës së gjatë të Partisë Socialiste. Investimet kanë nisur, Damiani e ka nisur qysh me nënstacionin e Kafarajt dhe investimin në zonë. Jam mëse i lumtur që me Damianin patëm një bashkëpunim të shkëlqyer, jo vetëm politik”, nënvizoi Felaj.

Velaj e Gjiknuri, ftuan banorët e zonës të votojnë Partinë Socialiste për të cuar para ndryshimin e nisur.