Finiq, përfundon ndërtimi i Qendrës Sociale Ditore

Jo vetem ne Saranda por edhe Finiqi ofron tani sherbimin me nje Qender Sociale Ditore te grupeve në nevojë.

Sipas kreut te bashkise Finiq, Kristo Kiço, kjo Qender në Finiq është drejt përfundimit. Pothuajse të gjitha punimet në ndërtesën që u zgjodh për këtë shërbim në Finiq janë drejt përfundimit

Sipas burimeve zyrtyare te Bashkise minoritare, ne vijim synohet të vazhdohet me restaurimin e ndërtesave në Kulluricë dhe Theollogo për të krijuar një infrastrukturë për pritjen e këtyre grupeve dhe individëve në nevojë.

Mesohet se investimi i mesiperm në Finiq, realizohet me fonde të Programit Italian IADSA në shumën 26,000,000 lekë, Per krijimin e Qendres Sopciale Ditore u shfrytezua rehabilitimi i struktures se ndërtesës se vjetër të shkollës fillore, pranë Shën Thanasi. Ne kete objekt u krijuan hapësira të përshtatshme për mikpritjen e njerëzve në nevojë.

Nderkohe Shërbimi Social i Bashkise Finiq ka përgatitur planin e funksionimit të Qendrës, i cili do të zbatohet menjëherë, duke e plotësuar atë me stafin e duhur dhe infrastrukturën e nevojshme për funksionimin normal të saj tani e tutje.

“Kjo është qendra e parë e këtij lloji që do të ngrihet në zonën tonë dhe do të jetë një ambjent i ngrohtë për ata që kanë nevojë për kujdesin dhe mbrojtjen e institucioneve shoqërore, veçanërisht në këto kohë të vështira kur vetmia, izolimi dhe shumë probleme sociale përbëjnë përditshmërinë tonë”-vuri ne dukje kryetari i bashkisë, Kristo Kiço./