Fshati i harruar i Finiqit me 30 të moshuar, pa asnjë shërbim

Kjo është Olimbia që si gjithë banorët e tjetër të fshati Konjë të Finiqit ka mbetur vetëm. Fëmijët I kanë emigruar. Detyrohet çdo ditë të dalë në kodër për të mbledhur ushqime për pula me vezët e të cilave ushqehet dhe vetë.

Olimbia pasi kreu këtë punë të përditshme të rëndë për moshën e thyer që ka na shoqëron brenda në fshat. Ajo tregon se jeton me produktet që prodhon vetë se pensionin e ka të vogël.

Kam ullinjtë kam patate hudhër, pastrova ullinjtë. Ke fuqi të bësh këto punë? Po pak e nga pak. Nga një orë nga dy orë”, tha Olimbia.

Në fshatin ku kanë mbetur vetëm 30 pleq e plaka ka vetëm një infermiere që punon paradite. Nëse sëmuren natën i kërkojnë ndihmë njëri-tjetrit.

 “Marrim komshinj ose kush ka makinë në fshat na çon në Sarandë,” sqaron Olimbia.

“Marrim në tel në Sarandë e vijnë të na marrin, se për ndryshe këtu do ngodhim,” tha një banor.

Ushqime s’kanë ku blejnë në fshat nuk ka asnjë dyqan.

“Më përpara kishim një makinë që vinte njëherë javë dhe merrte 8 veta shkonin blinim në sarandë. Tani s’ka makinë dhe me të lypur”.

Vjen ndonjë makinë na sjell ushqime, e kemi organizuar vetë”.

Këta banorë nuk e mbajnë mend dasmën e fundit, të rinjtë kanë ikur të gjithë.

 “Ku kanë bërë dasma tani, as fëmijë se kush të bëjë kanë ikur të gjithë.”

Ishim të varfër u hapë rrugët dhe më ikën djemtë”.

Shumë shtëpi janë të mbyllura. Janë përballur dhe me vjedhjen e banesave.

“Erdhi burri një natë në Athinë darkën tjetër na grabitën i morën ngarkuan në makinë  dhe ikën. I blemë nga  para të tëra”.

Investime ka vitet që nuk janë bërë në këtë fshat. Banorët me kursimet e tyre që të mos izolohen totalisht kanë mundur të shtrojnë me çakull këtë rrugë.