Butrinti udhëton në transfertë kundër Memaliajt, synohet fitorja

Butrinti do të udhëtojë nesër në transfertë ku do të kërkojë të vijojë serinë e rezultateve pozitive.

Sarandiotët do të përballen me ekipin e Memaliajt dhe synimi në këtë takim do të jetë vetëm marrja e pikëve të plota.

Butrinti shkon në këtë përballje pas fitores 4 me 0 kundër Albpetrolit, ndërsa Memaliaj vjen pas barazimit të marrë në trasnfertë kundër Skraparit.

Aktualisht Butrinti renditet në vendin e dytë në renditje me 34 pikë të grumbulluara, ndërsa Memaliaj pozicionohet në vendin e tetë me 15 pikë.

Ky takim luhet nesër në orën 13:30. /Sarandanews.com/