Finiq, Niko Kuri mbështet qytetarët dhe autoritetet vendore për investimet në infrastrukturë
Kandidati i PS mjeku Niko Kuri, ka përshendetur bashkëpunimin e qytetarëve të fshatit Sopik të bashkisë Finiq.
Qytetarët së bashku me autoritetet vendore po investojnë në realizimin e një investimi të rëndësishëm në infrastrukturën e brendshme
“Vlen për të përshëndetur por dhe mbështetur çdo nismë e komunitetit për të kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetës në mjedisin ku banon.
U ndodha këto ditë në fshatin Sopik dhe pashë nga afër bashkëpunimin e përkryer të qytetarëve me autoritetet vendore të Finiqit në realizimin e një investimi të rëndësishëm në infrastrukturën e brendshme.
Banorët blenë 72 m3 beton dhe rrjetë hekuri ndërsa bashkia vuri në dispozicion makineritë dhe grupin e punëtorëve për shtrimin e këtij betoni.
Vepra u realizua me cilësi dhe me kosto më të ulët.
Përgëzime Sopiqotëve dhe bashkisë Finiq!”, shprehet Niko Kuri. /Sarandanews.com/