Trafik i rënduar në aksin Sarandë-Ksamil, kolona e makinave rreth 10 km drejt “Maldiveve të Evropës”

Trafik i rënduar është krijuar në aksin Sarandë-Ksamil, ndërsa kolona e makinave mësohet të jetë rreth 10 kilometra.

Ksamili po përballet me fluks vendasish dhe turistësh, ndërsa ndodhemi në kulmin e sezonit turistik.

“Maldivet e Evropës” vijojnë të tërheqin turistë nga e gjithë bota për ujin e pastër dhe vendet magjepsëse.

Mediat prestigjoze ndërkombëtare i kanë bërë jehonë Shqipërisë, e quajtur një nga perlat e fshehura të Evropës.

Në skenën e pas pandemisë, Shqipëria është bërë e njohur si një nga vendet me diell më në modë në Evropë për shkak të natyrës mahnitëse dhe pasurisë kulturore.

Edhe në fshatin Vuno, i cili ndodhet mes Himarës dhe Dhërmiut, është krijuar trafik për shkak të fluksit të shtuar të pushuesve.