Shqipëria marrëveshje me Greqinë në kufi, qendër të përbashkët në Kakavijë për frenimin e emigrantëve të paligjshëm dhe trafiqeve të drogës

Kakavijë- Greqia dhe Shqipëria ka arritur një marrëveshje për të pasur një mision të përbashkët për të parandaluar fluksin e emigrantëve dhe trafiqeve të drogës apo mallrave të paligjshëm në kufi.

Palët kanë rënë dakord për të pasur një qendër të përbashkët ku do të punojnë së bashku shqiptarë dhe grekë, ndërsa qendra do të vendoset në kufirin territorial të Greqisë.

Kjo qendër pritet të vihet në testim për rreth një muaj dhe tashmë përveç Frontex do të ketë kontrolle të shtuara në kufi nga të dy palët, si ato greke edhe ato shqiptare.