ANALIZA: Grekët po i tregojnë botës si duhet reaguar ndaj Covid-19

E përqeshur nga vendet e BE-së si një fëmijë problematik gjatë dekadës së saj të gjatë të krizës financiare, Greqia po vë një shembull në botë me përgjigjen e saj të shpejtë ndaj epidemisë së koronavirusit.

Vendi i rreth 11 milionë qytetarëve ka raportuar 2,207 raste të konfirmuara me koronavirus gjer tani dhe 105 vdekje që prej të enjtes, ky një numër shumë i vogël krahasuar me raportet e të vdekurve me popullsinë në Itali, Spanjë e Francë të cilat kanë rreth 58,000 vdekje në total. Situata në Greqi duke se është shumë e ngjashme me atë të Gjermanisë, atij të një kombi tjetër që është vlerësuar nga arena ndërkombëtare t’a ketë përballuar përgjigjen kundrejt virusit me përgjegjshmëri dhe efektivitet të lartë.

Udhëheqësit greke ia atribuojnë përgatitjen dhe disiplinën popullsisë së tyre. Kryeministri Qirjako Micotaqis (Kyriakos Mitsotakis) i ka kërkuar ekspertëve të tij një plan përgjigjeje ndaj virusit që në Janar. Gjithaashtu, ai e ka vlerësuar respektimin e gjerë që popullsia greke ka treguar ndaj masave izoluese në një fjalim të mbajtur ndaj shtypit gjatë kësaj jave, duke thënë se “Ndërprerja më e vogël e masave izoluese mund ta çojnë vendin në një regresion të dhmbshëm”.

Masat e hershme për t’a mbrojtur sistermin shëndetësor grek kanë përfshirë ngritjen e një komiteti për sëmundjet infektive, kontrrolle në aeroporte dhe pika të tjera kufitare, përpjekje për të informuar popullatën dhe mbajtja e kontakteve të afërta me autoritetet e ndryshme europiane e botërore që kanë ekspertizë më të kualifikuar në këtë aspekt, sipas ministrit të shëndetësisë greke zotit Vassilis Kikilias në një intervistë për Bloomberg

“Heqja graduale e masave nuk do të jetë e pakushtëzuar, por përkundrazi me kushte, në mënyrë që të mos rrezikojmë përhapjen e një valë të dytë,” tha Kikilias.

Micotaqis, mbështetja popullore e të cilit është rritur gjatë krizës, ka urdhëruar mbylljen e shkollave dhe universiteteve në 10 mars, 13 ditë pasi Greqia raportoi rastin e parë me koronavirus.

Pasi Greqia raportoi vdekjen e parë në 12 mars, qeveria vendosi mbylljen e bizneseve si kinemave, palestrave, klubeve, lokaleve dhe restoranteve brenda katër ditëve. Një javë më pas u vu shtetrrethimi (apo ndryshe karantina) ku nuk lejoheshin lëvizjet jo esenciale jashtë shtëpisë. Greqia jo vetëm që ka raporte shumë më të ulta të të infektuarëve dhe të vdekurve më popullsinë krahasuar me vendet që janë goditur më rëndë nga covid-19 (si Italia, Spanja, e Franca), por dhe me vendet e BE-së me të cilat ndan numër popullsie të njëjtë ajo përsëri ka më pak viktima.

Micotaqis urdhëroi që një plan veprimi të jetë gati në fillim të shkurtit e që më pas të aktivizohej menjëherë pas rastit të parë, shprehet zëvëndës ministri i Mbrojtjes Civile dhe Menaxhimit të Krizave, Nikos Hardalias, në një telefonatë për Bloomberg. Kjo bëri të mundur që përhapja e virusit të vihej në kontrroll shumë herët, shton ai.

Një survejim i fundit gjeti se më shumë se dy të tretat e grekërve ndjekin të rejat që jepen nga zoti Hardalias në lidhje me koronavirusin në televizor si dhe nga zoti Sotiris Tsiodras një profesori me emër në Greqi në lidhje me sëmundjet infektive.

Hardalias i kërkon qytetarëve çdo herë në daljet e tij televizive që të respektojnë kufizimet dhe të mos komprometojnë sakrificat që ata kanë bërë gjer tani, duke i’u recituar atyre frazën, që është kthyer në një moto tani në Greqi gjatë kësaj kohe krizeje nga koronavirusi, “Menoume spiti” (e përkthyer në Shqip “Qëndrojmë në shtëpi”)

Sfida e ardhshme e qeverisë greke do të jetë mbajtja e këtij qëndrimi admirues gjatë festave shumë të festuara në vendin ortodoks. Atë të Pashkëve të Krishtere Ortodokse që fillojnë të Premten. Aktualisht karantina e Greqisë është në fuqi deri më 27 prill.

Qeveria po punon për një plan për ta kthyer vendin në gjendje normaliteti, një lëvizje kjo e cila do të jetë graduale, e gjatë dhe nuk pritet të jetë automatike, sipas zëdhënësit të qeverisë Stelios Petsas në deklaratë për shtypin të enjten. “Grekët e kanë kuptuar se kjo pashkë ka për të qënë ndryshe nga pashkët e kaluara”, shprehet ai.

Hardalias është shprehur për shtypin se zyrtarët grekë i kanë respektuar e sjellë në veprim proçedurat dhe protokollet që i’u janë udhëzuar që në rastin e parë të shfaqjes së koronavirusit.

“Ne gjithashtu kemi një sistem shumë të fortë gjurmimi dhe një platformë monitorimi shumë të mirë për të tërë ata që janë në karantinë”, shprehet ai.

“Ajo çfarë na ndihmoi ne ishte fakti që e trajtuam secilin rast të koronavirusit si një rreth të vogël epidemie. Kështu ne u përpoqëm  që këta rrathë të mos takoheshin me njëri tjetrin apo të rriteshin se përndryshe do të kishim një efekt kaskadë i cili do t’a çonte situatën jashtë kontrrollit”, shton zoti Hardalias.

Bloomberg