Sondazhi i Sarandanews.com/  S’do jetë më deputet, ja çfarë mendojnë qytetarët për Alket Hysenin

Alket Hyseni nuk do të jetë më përfaqësues i qytetarëve të Sarandës, Delvinës, Finiqit dhe Konsipolit në parlamentin e ri që do nisë punën nga muaji shtator.

Në zgjedhjet e 25 prillit ku Partia Socialiste fitoi një mandat të tretë qeverisë, kryeministri Rama vendosi që Hysenin ta rendiste të 11-in në listën e qarkut të Vlorë, një vendim i cili nuk u pëlqye nga Alket Hyseni që më pas vendosi të largohej nga lista, ndërkohë që herë pas here përfshihej në fushatë për të mbledhur vota për PS-në.

Ai u zëvëndësua nga Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Anila Denaj, si dhe nga mjeku i mirënjohur Niko Kuri, dy kandidatura që arritën një rezultat tepër pozitiv në rrethin e Sarandës.

Sarandanews.com zhvilloi një sondazh në lidhje me kontributin që Hyseni ka pasur në Sarandë, Delvinë, Konispol e Finiq.

Sondazhi i cili ka pasur mijëra shikueshmëri dhe qindra komente, tregonte se një pjesë e mirë e qytetarëve kishin ende respekt për punën e Alket Hysenit.

Ndërkohë, nuk mungon gjithashtu dhe një tjetër pjesë e qytetarëve që shprehnin haptazi pakënqsitë ndaj Alket Hysenit duke treguar sipas tyre dhe disa nga abuzimet që ai ka kryer.

Në linkun e më poshtëm keni mundësi të klikoni e të shihni opinionet e qytetarëve nga Saranda, Delvina, Konispoli e Finiqi për Alket Hysenin. /Sarandanews.com/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=336039741325628&id=103404767922461