Butrinti pret Albpetrolin, synim vetëm fitorja

Pas një suksesi fantastik në javën e shkuar kundër Labërisë me rezultatin 2-0, Butrinti pret sërish në shtëpi ekipin e Albpetrolit.

Ekipi i drejtuar nga Milto Gurma i ka dhënë fund përgatitjeve për këtë takim që luhet të dielën në orën 13:30.

Synimi i sarandiotëve në këtë takim do të jetë vetë marrja e pikëve të plota për të vijuar rrugën drejt objektivit që është ngjitja në Kategorinë e Parë.

Ndërkohë Albpetroli vjen në këtë takim me një moral të ulët pas humbjes kundër Naftëtarit.

Butrinti renditet në vendin e dytë në renditje me 31 pikë, kurse Albpetroli në vendin e gjashtë me 15 pikë. /Sarandanews.com/