Butrinti luan ndeshjen e rëndësishme të sezonit, pret Labërinë në Sarandë

Butrinti do të luajë nesër një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit.

Ekipi sarandiot do të presë në stadiumin “Andon Lapa” ekpin e Labërisë, një duel që mjaft i fortë ku pritet të mjaft emocione.

Kjo për shkak se që të dyja ekipet luftojnë për vendin e parë në renditje dhe distanca e tyre me pikë është e ngushtë.

Butrinti në këtë takim vjen me moral të lartë pas një ecurie fantastike, ndërsa miqtë me humbjen e pësuar të mërkurën ka tronditur atmosferën në skuadër.

Ky takim luhet nesër në orën 13:30. /Sarandanews.com/