Bujar Leskaj takime në Konispol: Bashkia dhe qeveria i ka braktisur në këto 8 vite

Drejtuesi politik për qarkun Vlorë Bujar Leskaj, është ndalur në Konsipol për të zhvilluar takime me strukturat e PD.

“Zhvillova dy takime me strukturat e grupseksioneve Markat e Konispol. Në të dy takimet theksi u vu tek njohja e strukturave me programin e Partisë Demokratike, program, i cili duhet te jete kryefjala e përballjes me qytetarët në këtë fushatë.

Programi i Partisë Demokratike ka në qendër qytetarët dhe është hartuar nga ekspertët më të mirë, ndaj edhe është i zbatueshëm. Bashkëbiseduam për programin e PD dhe angazhimet e kryetarit Basha për daljen e Shqipërisë nga ngërçi, në të cilin e futi Rama.
U njoha edhe me problematika të ndryshme të strukturës së Partisë Demokratike në këto zona si dhe vendosëm piketat kryesore se ku do të mbështetet strategjia e fushatës deri në 25 prill.

Në takimin me grupseksionin e Markatit në fshatin Shalës, pjesë u bënë edhe qytetarë të ndryshëm, të cilët më shprehën mbështetjen ndaj Partisë Demokratike pasi ndihen të braktisur nga qeveria vendore e qendrore në këto 8 vite pa investime e pa përkrahje sociale.
Në fund dhurova libra të prof. Ndriçim Kulla “Historia e mendimit shqiptar” dhe librin tim “Muzat e Qëndresës”, shkruan Leskaj.