Përplasi çiftin e pushuesve me gomone në Jalë, gjykata nxjerr nga burgu 37-vjeçarin

Gjykata e Vlores ka përcaktuar masën e sigurisë ndaj Gjergj Priftulit, i cili goditi me gomone dy pushues në plazhin e Jalës më 16 korrik.

Për 37-vjeçarin është dhënë masa “Arrest shtëpie”, ndërsa seanca u drejtua nga gjyqtar Hektor Sinanaj ndërsa prokurore ishte Erida Visoci.

Gjergji Priftuli , dyshohet humbi kontrollin dhe ka dalë në breg të detit duke dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. Gj., 25 vjeçe,.

31-vjeçari pësoi dëmtime në brinjë dhe në fytyrë, ndërsa vajza gërvishtje të lehta.