“Bëmë baba të të ngjaj”, Milto e Mario Gurma, dyshja që po e bëjnë Butrintin të shkëlqejë

Një shprehje e urtë popullore thotë ‘bëmë baba të të ngjaj’, dhe këtë e vërteton më së miri djali i një prej lojtarëve më të mirë të futbollit sarandiot dhe atij shqiptar Milto Gurmës, Mario Gurma.

Mario Gurma është njeriu i momentit në Kategorinë e Dytë, ku që prej transferimit tek Butrinti në merkaton e janarit, nga ndeshja e parë deri tek e dueli i kësaj të diele ndaj Memaliajt ka shënuar rregullisht.

Gola me mjaft peshë për vet lojtarin që edhe pse në një moshë të konsiderueshme, po tregon një formë të jashtëzakonshme, duke i mahntur të gjithë me performancën e tij.

Mario Gurma është autor i shtatë golave deri më tani me Butrintin, duke i dhënë kësaj skuadre pikë dhe fitore të çmuara për objektivat e kampionatit që është ngjitja në Kategorinë e Parë.

Afrimi i tij ishte një bast edhe i drejtuesve të klubit të cilët patën besim absolut tek aftësitë e tij, duke marrë përsipër edhe kritikat e ashpra të disa tifozëve.

Dhe performaca e tij e mirë i dha të drejtë sidomos teknikut Milto Gurma, babai i futbollistit, i cili ka ndërtuar një ekip model, ku loja e bukur dhe rezultatet kanë lënë të kënaqur tifozerinë e Butrintit.

Pa harruar dhe meritën e pjesës tjetër të lojtarëve si Lloi, Kolonja, Mirani, etj, që gjithashtu po japin një kontribut të madh në ecurinë pozitive të Butrintit të këtij edicioni.

Gjithashtu, mbështetja e madhe e kryebashkiakut dhe presidentit të ekipit Adrian Gurma, është një plus tepër i madh për ekipin, duke i plotësuar të gjitha kërkesat drejtuesve që kanë bërë të mundur shkëlqimin e ekipit. /Sarandanews.com/