Virusi s’ka duar të fluturojë! Mjeku Pipero ndryshon qëndrim për maskën në ambient të hapur për disa arsye

Mjeku Pëllumb Pipero ka thënë se nuk është pro vendosjes së maskës në ambientet e hapura.

Sot ai pavarësisht se thotë se i qëndron të njëjtit mendim, shton se tashmë është nevoja që na e kërkon ta mbajmë maskën në çdo vend, duke filluar nga dita e nesërme:

“Qëndrimi im do jetë i njëjtë, shumë nga qëndrimet e mia skanë qenë në përputhje me të kolegëve dhe institucione të ndryshme brenda dhe jashtë. Në radhë të parë virusi nuk qarkullon jashtë nesh , në mjedisin e jashtëm por me ne, me qytetarin, nuk ka duar të futurojë virusi vetëm, në këtë aspekt them që mjedisi i jashtëm është i shëndeshëm.

Nuk ka qarkullim jashtë pa prani të qytetarëve, së dyti them që përdorimi i maskës apo i të gjitha masave të tjera të cilat kufizojnë transmetimin e virusit maska e para mbështetet nga ana ime, Jam i pari specialist në këtë vend që kam deklaruar para dy muajsh që maska duhet të jetë detyrim ligjor në mjediset e mbyllura, kam thënë që unë jam dhe kam qenë kundër maskës në mjedise të hapura, por për shkak të një mënyrë të re jetese, bërjes refleks të maskës nga sot po them që maska duhet dhe në mjedise të hapura.

Unë them duhet se ne nuk e parashikojmë ku do rrijmë ku do shkojmë, a do ulemi në kafe apo në autobus. Dua të jem i qartë më të gjithë që qëndrimi im në raport me efikasitetnin nuk ka ndryshuar, por me nevojën po, ka ndryshuar”, tha Pipero.