Zgjedhjet, PD do të drejtohet në Gjirokastër nga një humbës

Është emëruar edhe i deleguari i fundit në qarqe nga PD.

Bëhet fjalë për ish-deputetin Tritan Shehu. Ky i fundit do të drejtojë fushatën në qarkun jugor dhe do të jetë edhe kreu i listës së deputetëve.

Por me Tritan Shehun në Gjirokastër PD pritet të përsërisë një rezultat tjetër negativ.

Shehu ka humbur dy palë zgjedhje në Gjirokastër dhe nuk e ka as lidershipin dhe as reputacionin të udhëheqë Partinë Demokratike drejt një rezultati më të mirë.