Zbardhet pas 23 vitesh vrasja e dy vëllezërve në Vlorë, policia zbulon autorin e krimit makabër
Policia e Vlorës ka zbardhur një ngjarje të rëndë kriminale, të ndodhur në vitin 1998 në qytetin bregdetar, ku u ekzekutuan dy vëllezër.
Policia njofton se 47 vjaçari Gerti Selimaj, është autori i vrasjes së 2 vëllezërve Beqir dhe Elmaz Hasho.
Autori i krimit është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
“Seksioni i Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, ka bërë të mundur identifikimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në vitin 1998, në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, ku mbetën të vrarë me armë zjarri 2 vëllezër, shtetasit B. H. dhe E. H.
Si rezultat i hetimeve të kryera, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u bë shpallja në kërkim ndërkombëtar e autorit të dyshuar, shtetasit:
G. S., 47 vjeç, të cilit Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim” dhe “Armëmbajtja pa leje“”, njofton policia.
Vijon puna intensive për lokalizimim dhe arrestimin e këtij shtetasi.