VIDEO/ Denoncimi i PD Sarandë: Policia na rrëmbeu forcërisht Fatmir Sadikun për shkak të bindjeve politike

PD Sarandë ka publikuar një video ku pretendon se Policia ka rrëmbyer forcërisht qytetarin Fatmir Sadik.

Sipas PD Sarandë arristimi i militantit të tyre është bërë për shkak të bindjeve të tij politike.

“Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, qytetari ka bërë një denoncim publik, për rrëmbimin e tij, për arsyen e vetme të bindjeve politike.

Qytetari shprehet se është rrëmbyer me dhunë nga policë, të cilët ishin pa maska dhe po thyenin masat anti Covid.

“Ditën e djeshme rreth orës 20:30, duke qenë se isha i sëmurë kisha ndaluar në lokalin e një miku. Në lokal isha vetëm unë me drita të fikura. Pavarësisht se kishte kaluar fasha e orarit, në rrugë kishte makina dhe këmbësorë që lëviznin. Efektivi i Policisë Ben Hasanbega pa maskë më drejtohet dhe më shprehet se e ka personale me mua. Ai më ka marrë forcërisht në komisariat, aty ku gjendja ime shëndetsore e përkeqësua. Më tej kam shkuar edhe në spital. E vetmja arsye e kësaj ndodhie janë bindjet e mia politike të djathta”, shkruan qytetari Fatmir Sadiku në “Facebook”.

Pavarësisht veprimeve apo mosveprimeve të qytetarit, Policia duhet të sillet denjësisht për mbrojtjen e të drejtave të çdo qytetari pavarësisht bindjeve politike të tij”, shkruhet në njoftimin e PD. /Sarandanews.com/

 

Please follow and like us:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *