Vëzhgimi/ Në Sarandë masat AntiCovid, mosha e tretë i zbaton më shumë

Pas një periudhe ku rastet e infektimeve me Covid-19 ishin në rënie, ditët e fundit është shënuar numër i lartë në rang vendi, por edhe në Sarandë.

Në përditsimin e sotëm Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi 36 raste të reja në qytetin e Sarandës, si dhe 6 raste në Delvinë dhe 1 në Fini.

Ndërkohë, ndonëse rastet janë në rritje, ata të cilët i zbatojnë më shumë masat anticovid si duket është mosha e tretë.

Në një vëzhgim të bërë në qytetin e Sarandës, vihet re se pjesa më e madhe e qytetarëve që mbajnë maskë në ambjente të jashtme janë të moshuarit.

Institucionet shëndetësore në vendin tonë, vijojnë tju bëjnë apel qytetarëve që të mos tregojnë asnjë neglizhencë ndaj situatës.

Shmangia e grumbullimeve në ambjente të hapura dhe të mbyllura, mbajtja e maskës në çdo moment, si dhe kujdesi ndaj higjenës janë këshillat që institucionet shëndetësore ju drejtojnë qytetarëve.

Për çdo dyshim të prekjes nga Covid-19 qytetarët duhet të kontaktojnë menjëherë me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen e trajtimin ambulator në banesë./Sarandanews.com/