U konfliktua me dy persona, ja kush është biznesmeni i njohur nga Vlora

Ndërtuesi, Rexhep Dano është personi i cili ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme, pasi është konfliktuar me dy persona.

Dano është qëlluar me armë të ftohta në kokë dhe aktualisht ndodhet në spital, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe është duke punuar për zbardhjen e saj, ndërsa janë vënë edhe në kërkim të autorëve të ngjarjes.