Delvinë, ndahet nga jeta muzikanti dhe edukatori Luan Gjoka si pasojë e Covid-19

Muzikanti dhe një nga edukatorët e njohur në Delvinë Luan Gjoka është ndarë nga jeta.

Gjoka ishte infektuar prej ditësh me Covid dhe nuk arriti dot të fitojë betejën me virusin.

“Lajm i trishtë!

Z. Luan Gjoka nuk e fitoi dot betejën me COVID -19.

E ndërpreu rrugëtimin e jetës për të lënë pas kujtime dhe mbresa të patjetërsueshme.

Ideator i mjaft shfaqjeve artistike për fëmijë dhe të rritur, muzikant i talentuar dhe edukator model, për vite me radhë i dha jetë jetës kulturore në qytetin tonë.

Mirënjohja qytetare do ta shoqërojë kurdoherë kujtimin e Tij!

I qoftë e lehtë lëndina e shpirti iu prehtë në paqe??!”, shkruan ne mesazhin e saj ngushëllues kryebashkiakja e Delvinës Mjalinda Qilimi. /Sarandanews.com/