Në Senicë për “Pashkët e Gushtit” 2023

Ne Senice Shen Maria, e quajtur ndryshe si “Pashka e Vogël”, festohet me takim brezash, me pjesëmarrje si kurrë ndonjëherë. Takimin e çeli gazetari i njohur seniciot Thoma Nika, i cili falenderoi për praninë dhe u ndal në dy veçori të festimeve të Pashkës së Gushtit 2023, e cila përkon me 20-vjetorin e Shoqatës së Seniciotëve dhe me riformatimin e saj, pas zgjedhjeve të organizuara ditë më parë. Ai falenderoi veçmas praninë në festimet e seniciotëve 2023, të një përfaqësie nga fshati Zhulat, me të cilët na lidh historia e Besëlidhjes dhe e sotmja.

Zëri dhe repertori i mrekullueshem i kengetarit Ilia Basho, e ndezi edhe me shume festen e senicioteve. Eshte kengetari qe shoqeron gjithe gezimet dhe eventet e deges se Shoqates “Beselidhja e Vellazerisë Seniciote” ne Athinë. I shoqeroi sivjet edhe ne Kodren e Kuvendeve te burrave, ne fshatin e origjines se tyre.

Edhe me shume permbajtje i dha festimeve propozimi i Shoqates “Beselidhja e vellazerise seniciote”, që u zyrtarizua nga Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veli. Pesë prej misionareve te gjalle te arsimimit te brezave ne Senice e jashte saj: Andrea Gjika, Gjino Xuxi, Urani Nika, Kulla Velo e Kostaq Xuxi, u eshte akorduar Çertifikata e Mirënjohjes, firmosur prej tij. Po kështu, janë nderuar pas vdekjes, kontributet në Mësuesi të dhëna nga Spiro Gjika, Foto Çabiri, Apostol Nika, Dhimosten Petko e Kristo Xuxi.

Në fjalën e vet përshëndetëse Kryebashkiaku Besmir Veliu vlerësoi traditat historike të seniciotëve, si patriotë dhe njerëz që kanë shpërndarë dije e kulturë dhe premtoi mbështetje për përmirësime në infrastrukturën e fshatit. Ai dhe stafi që e shoqëronte, u takua me secilin prej pjesëmarrësve në festë dhe u bë pjesë e saj për orë të tëra.

I përshëndeti të pranishmit edhe Qirjako Gjika, që ka vënë gurin e themelit të takimit të brezave dekada më parë. Për Albert Jorgjin kjo ishte dalja e parë si Kryetar i ri i Shoqatës së seniciotëve dhe si e tillë, ishte plot falenderime për besimin dhe me përgjegjësi për të bërë më të mirën për Senicën. Leonidha Çavo, që ia dorëzoi atij në mënyrë demokratike këtë detyrë, tha se do të vazhdojë të kontribuojë për Senicën. Murat Keraj përshëndeti në emët të sivëllezërve të seniciotëve, të ardhur nga Zhulati, si një kthim vizite që Senica u bëri atyre në prillin e sivjetëm.

Takimi i brezave në Senicë u kthye në një argëtim të përbashkët për orë të tëra, deri përtej mesnatës. Bashkë me atmosferën festive e vëllazërore, të krijuar mes vendasve dhe emigrantëve seniciotë, të ardhur nga Tirana, Greqia, Italia, Gjermania, Anglia etj., gjithçka erdhi edhe si një përbetim për të qenë tërë kohën e jo në një ditë të vitit, pranë njeri-tjetrit e pranë problematikave e zgjidhjeve për Senicën. Bashkimi i ideve, i perpjekjeve dhe kontributeve, tingëlloi si një premtim që jepet sot e do të mbahet nesër.