Situata e rënduar nga Covid, bashkia Saranda jep lajmërimin e rëndësishëm

Për shkak të situatës së rënduar prej COVID -19, nga Bashkia Sarandë, për Qytetarët do të ofrohen shërbimet më të domosdoshme dhe me numër të kufizuar punonjësish duke filluar nga data 10.02.2021 – 20.02.2021.

Konkretisht do të marrin shërbimet e nevojshme:

– Nga Drejtoria e Shërbimit Social, gjithë qytetarët që ushtrojnë të drejtën ose mund të kerkojnë të drejtën e ndihmës ekonomike si dhe shërbime të tjera të karakterit social.

– Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, do të realizohet dhe ofrohet shërbimi i pastrimit, ndriçimit dhe do të konsiderohen të gjitha kërkesat e qyetetarëve për shërbimet që detyrohet Bashkia të ofrojë.

Do të marrin shërbimet e nevojshme nga:

– Policia Bashkiake

– Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit

– Nga Zyra e Gjëndjes Civile, do të ofrohen të gjitha shërbimet për qytetarët me përjashtim të atyre me grumbullime njerëzish, si celebrime etj..

– Zyra e Shërbimit me një Ndalesë, do të ofrojë të gjitha shërbimet duke evidentuar kërkesat e qyetetarëve dhe me përjashtim të rasteve të mësipërme që do të maririn përgjigje nga Drejtoritë përkatëse në afatin e caktuar, ndêrsa për rastet e tjera, përgjigjen do ta marrin në afatin 1 ( një ) mujor.

Duke shpresuar në mirëkuptimin e qytetarëve, iu bëjmë thirrje të respektojnë me rigorozitet masat e mbrojtjes nga COVID-19.