Athina futet sërish në karantinë! Ja masat shtesë që pritet të marrë qeveria

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të dalë sot me një deklaratë për mediat, në orën 19:30, ku do të flasë në lidhje me pandeminë dhe masat shtesë që do të merren për mbrojtjen e shëndetit publik.

Mediat greke shkruajnë se Athina do ta mbyllet plotësisht, sikurse në mars dhe vendimi pritet të bëhet i ditur në daljen e kryeministrit.

Vendimi pritet që të hyjë në fuqi sot dhe do të rishikohet sërish të dielën, 21 Shkurt. Në masat e reja që do të ndërmerren përfshihet edhe mbyllja e shkollave.

Në të njëjtën kohë, kishat do të qëndrojnë të mbyllura për dy javët e ardhshme.