Sarandë/ Arrestohen 2 të rinj, vodhën një banesë

Komisariati i Policisë Sarandë njofton se Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë 2 shtetas 28 vjeç dhe 19 vjeç, banues në Sarandë.

Arrestimi i tyre sipas policisë është bërë pasi dyshohet se në datën 12.02.2021, në Sarandë, në bashkëpunim me njeri-tjetrin kanë vjedhur në banesën e një shtetasi disa materiale.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.