VIDEO/ Aksident në hyrje të Sarandës, makina “fluturon” në ajër motoristin

Një aksident ka ndodhur ditën e djeshme në hyrje të qytetit të Sarandës.

Ngjarja është shënuar në Qafën e Gjashtës, ku një motor është përplasur me automjet.

Shoferi i motorit është plagosur rëndë dhe ndodhet në spital duke marrë kujdesin e duhur.

Ende nuk ka të dhëna për shkakun e aksidentit, por mungesa e trafikndarëseve në këtë segment, e ka kthyer këtë rrugë në vendngjarje aksidentes.