Vëzhgimi/ Zgjatja e orës policore, qytetarët e Sarandës e zbatojnë

Mbrëmjen e së enjtes hyri në fuqi vendimi më i fundit i komitetit të ekspertëve për menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19.

Qytetarët që nuk ishin të pajisur e leje përkatëse në të gjithë vendin, u mbyllën në banesat e tyre që në orën 20:00.

Edhe në Sarandë, qytetarët nxituan të shkojnë në shtëpi para se të hynte ora policore.

Për tu siguruar zbatimi i vendimit të komitetit të ekspertëve në rrugët e qytetit të Sarandês patrulluan gjatë gjithë kohës automjetet e Komisariatit të Policisë.

Të gjitha bizneset kishin ulur qepenat duke mbyllur aktivitetin e tyre para orës 20:00.

Të gjitha mjetet që konstatoheshin në lëvizje ndaloheshin nga efektivët e policisë të cilët kontrollonin nëse janë të pajisur me lejen e daljes e më pas vijonin udhëtimin.
Karantinimi në banesë nga ora 20:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit të ditës pasardhëse do të zgjasë deri me datën 25 Shkurt.