“Rikonstruksioni i shkollës Hasan Tahsin në Sarandë, kushte optimale për 639 nxënës”

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj vizitoi gjimnazin “Hasan Tahsin” në Sarandë, ku falë investime dhe rikonstrikstrusionit 639 nxënës mësojnë në ambiente dhe kushte më të mira.

“Mjedise të rikonstruktuara dhe një bibliotekë ku studiojnë rregullisht 120 nxënës.”- shprehet Denaj, duke u ndalur në objektivat e qeverisë për rritjen e mbështetjes ndaj sektorit të arsimit.

42.2 miliardë lekë adreson buxheti i Arsimit për vitin 2021.

“Padyshim krahas investimeve në objektet arsimore vend të rëndësishëm zë edhe rritja e pagave për arsimtarët. 38 mësues të kësaj shkolle përfitojnë nga rritja e pagës me 15% “- tha Denaj.