Rama i sigurt: PS do jetë në pushtet deri në 2030-tën, qytetarët na votojnë për karakterin
Në fjalën e tij në konfrencën e përjavshme me gazetarët, Rama ka folur edhe në lidhje me programet elektorale. Ai tha se qytetarët votojnë për karakterin dhe se në këtë aspekt është shumë më para se Lulzim Basha. Rama tha se PS do të ketë platoformën e saj të “Shqipërisë së 2030-tës”.
Qytetarët e kanë shumë të thjeshtë duhet të ballafaqojnë karakteret, e sigurisht dhe programet, se çfarë është bërë dhe kush ka mundësi që të bëjnë më shumë. Besoj se qytetarët kështu mendojnë gjithmonë kur votojnë, sigurisht që dhe programet kanë peshën e vetë, ne do të ndajmë me shqiptarët një platformë të ‘Shqipërisë në vitet 2030’.
Ne jemi në gjendje të bëjmë atë që qytetarët duan dhe të gjithë ne duam, shumë shpejt do ta ndajmë vizionin tonë me qytetarët. Është kohë e humbur që të diskutojmë propozimet e PD-së pasi në tërësinë e vetë programi është si karakteri i liderit të Partisë, i dobët dhe pa shtyllë kurrizore. Në parim them që t’i përgjigjem pyetjes suaj, pasi është një diskutim parimor që ndan qartësisht rrugët dhe alternativat tona.
Taksa e sheshtë është taksë për të pasurit, për t’iu dhënë edhe më shumë atyre që fitojnë më shumë dhe për t’iu marrë shpirtin atyre që fitojnë më pak.
Rama tha se taksa progresive që është aplikuar nën qeverisjen e tij është më e drejta pasi kush fiton më shumë paguan më shumë, ndërkohë që premtoi një rishikim të taksimit 23% për pagat mbi 150 mijë lekë të reja.