Fushata në Sarandë, Hariz Mema injoron takimet në terren me qytetarët

Partia Demokratike në Sarandë ka nisur prej javësh aksionin e saj për zgjedhjet e 25 prillit.

Antarët e kësaj force politike i ke në terren për të mbajtur shënimet e probeleve që kanë qytetarët në Sarandë, Ksamil dhe në zonat e fshatrat për rreth.

Por, ajo që është vënë re gjatë kësaj fushate është “bojkoti” që kreu i degës Sarandë, Hariz Mema.

Prej më shumë se 1 jave që kur PD dha urdhërin dhe udhëzimet se si duhet të dalin në fushatë, Mema është ndër të vetmit kryetar dege që nuk ka zbritur në terren.

Mos dalja e tij në terren ka ngritur pikëpyetjet për rolin e tij, ku shpesh herë ka pasur një pakënaqësi nga ana e demokratëve në drejtim të tij.

Kjo është vënë re dhe në protestat që PD zhvillonte përpara kryeministrisë, ku në shumicën e tyre Hariz Mema ka munguar, për shkak të bojkotit që i është bërë nga ana e demokratëve të Sarandës.

Dhe kjo deri më tani po vërtetohet, pasi Mema është i vetmi kryetar dege që ende nuk ka zhvilluar një takim me qytetarët në terren, ndryshe nga seç kanë bërë homologët e tij në rrethe të tjera.

Të vetmen gjë që ka bërë deri më tani janë statuset plot gafa që bën me sulme ndaj PS-së, ndërsa takimet me qytetarët i ka injoruar totalisht.

Ndoshta pandemia mund të jetë një justifikim i duhur… /Sarandanews.com/