1.2 milion euro tender për ndriçimin e tunelit të Skërficës

Tuneli i Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë do të furnizohet me një linjë të re energjie elektrike. Tenderi është hapur nga Operatori i Sistemit të Shpërndarjes dhe ka një vlerë rreth 1.3 miliard lekë të vjetra pa TVSH ose rreth 1.2 milion Euro.

Sipas njoftimit për këtë prokurim afati për ndërtimin e linjës së re 20 Kv është 5 muaj nga lidhja e kontratës. Tuneli i Skërficës ishte pjesa e më e vështirë e aksit Kardhiq-Delvinë.

Për ndërtimin e kësaj rruge e cila mori para disa herë nga buxheti i shtetit, ka aktualisht edhe një proces të hapur në SPAK.

Nën akuzë është ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe disa zyrtarë të tjerë që janë marrë me procedurën e tenderimit të pjesës së tunelit.